Një forum biznesi i Maqedonisë dhe Hungarisë sot do të mbahet në Panairin e Shkupit në kuadër të panairit Tehnoma 2016, në organizim të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në forumin e biznesit fjalime do të kenë Daniella Arsovska, kretare e LOEM dhe Laslo Duksm ambasador i Hungarisë në Maqedonisë, si dhe shumë panelist të tjerë nga Agjencia për investime, menaxher projektues për Maqedoninë.
Qëllimi i Forumit të biznesit të Maqedonisë dhe Hungarisë është përmirësimi i bashkëpunimi të ndërsjellë, realizimi i kontakteve të drejtëpërdrejta me kompanitë nga Hungaria në drejtim të krijimit të mundësive për vendosjen e bashkëpunimit afarist konkret dhe rritjen e shitjes së produkteve dhe shërbimeve vendore, njoftojnë nga LOE.
Në Forumin e biznesit do të marrin pjesë kompani hungareze të sektorëve të prodhimeve të ndryshme. /Telegrafi/