Telegrafi

Forum 2015, kritika BB, USAID dhe Qeverisë për termocentralin

“Interesi madhor kombëtar i këtij projekti, që Kosova të dalë me përfitime sa më të mëdha, është cenuar dukshëm, me skenarët që sillen nga agjencitë që e ndihmojnë realizimin e këtij projekti, Banka Botërore, USAID dhe një pjesë e qeverisë kosovare, që nuk është duke i parë këto rreziqe”, thuhet në komunikatën e Forumit 2015, që mbledh rreth vetës ekspertët më të njohur të fushës së ekonomisë në vend.

Forumi 2015 vlerëson se ndërtimi i termocentralit Kosova e Re është padyshim projekti më i madh kosovar me të cilin synohet të ngritët dukshëm potenciali ekonomik në të ardhmen.

"Skenarët e prezantuar dhe të përfolur, ende ka shumë fshehtësi në veprime të atyre që “kujdesen” për këtë projekt, rrezikojnë të krijojnë monopol të një kompanie të jashtme, që s’do t’i sjellë asgjë të mirë dhe me leverdi ekonomisë kosovare", theksohet më tëj në komunikatë.

Ky forum ka paraparë organizimin e një konference me datë 14 prill lidhur me këtë çështje. /Telegrafi/