Site icon Telegrafi

Fortnite ka përfituar gjatë vitit të kaluar, më shumë se çdo video-lojë tjetër (Video)

Hulumtimi që ka bërë SuperData, e ka nxjerrë Fortnite si përfituesen më të madhe në industrinë e video-lojërave, për vitit 2018.

Përkundër faktit që mund të luhet falas, vetëm me Epic Games janë grumbulluar 2.4 miliardë dollarë, duke blerë përforcime të ndryshme siç janë mbështjellësit dhe emojit, transmeton Telegrafi.

Dungeon Fighter Online është e dyta në listën e përfitimeve me 1.5 miliardë dollarë, që i bie se ka fituar një milion më pak se Fortnite.

Lojëra të tjera që përfshihen në listën e përfituesve më të mëdhenj të 2018-ës, përfshijnë League of Legends, Pokemon Go dhe Candy Crush Saga.

Me gjithë përfitimet rekorde gjatë vitit të kaluar, Fornite dhe Epic Games janë përfshirë në disa skandale. Ne Better Bussiness Berau, klientët e kanë vlerësuar me shkronjën F, që e rendit ndër lojërat më të dobëta.

Vallëzimi që bën një prej karaktereve, për ta motivuar lojëtarin, është konsideruar që është vjedhur prej një fëmijë të famshëm, që u bë viral gjatë vitit 2018.

Alfonso Ribeiro e ka akuzuar Fortnite, se ai vodhi vallëzimin e tij karakteristik, që aktori e kishte bërë të famshëm kur ishte pjesë e serialit ‘Fresh Prince of Bel-Air’.

Gjithë këtë sukses, Fortnite e ka arritur edhe pse është në treg, prej qershorit të vitit 2017.

Përjashtim nuk bën as tregu në Kosovë, pasi shumica e lojtarëve të video-lojërave zgjedhin duke luajnë Fortnite.

Video-loja e popullarizuar Canter Stike, që luhej në grup në shumicën e lokaleve kosovare, është zëvendësuar me Fortnite, që ka rritje të madhe në të gjithë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version