Telegrafi

Fortnite huazon opsionin e Apex Legends si përditësimin e vet të ri (Video)

Nganjëherë, gjëja më e mirë që mund të bëhet, është të huazohet një sistem i suksesshëm që e ka realizuar dikush tjetër.

Udhëtimi i Epic Games me Fortnite si pjesë e lojës “battle royale” në shtator të 2017-ës, është mbajtur në nivel nëpërmjet lëvizjeve shumë të zgjuara, transmeton Telegrafi.

Që nga Battle Pass, deri te ndryshimet sezonale që ishin shumë të egra, ka bërë që lojtarët të jenë gjithnjë e më të interesuar për këtë lojë. Tani, në ndryshimin e radhës, Epic po përgaditet për përditësimin e ri, i cili është emëruar Reboot Van.

Opsion i njëjtë që është huazuar nga Apex Legends, të cilin rivali nga “battle royale” e lansoi në fillim të vitit. Në postimin e bërë së fundmi në Twitter, Epic konfirmon se opsion i huazuar vepron njëjtë n të dy lojërat.

Nëse një bashkë lojtar eliminohet, atë mund ta kthejnë prapa nëpërmjet Reeboot Van, që është i njëjtë sikur Respawn Beacon te Apex.

Opsioni pritet të jetë shumë i pëlqyeshëm për përdoruesit, duke bërë që të vazhdojë për pëlqehet sikur edhe më tani. /Telegrafi/