Site icon Telegrafi

Fortnite Chapter 2 lansohet në fund të vitit, shfaqen gjërat e reja që do t’i ketë

Më në fund, janë shfaqur gjërat e reja që do t’i ketë vazhdimi i Fortnite, teksa pritet të lansohet në fund të vitit më dy dhjetor.

Entuziastët e kësaj video-loje, i janë gëzuar vazhdimit të ri Chapter 2, pasi nuk e ka humbur nivelin e mëparshëm, derisa në mesin e gjërave të reja që do t’i ketë, janë disa pjesë shumë të këndshme, transmeton Telegrafi.

Harta e re, është shumë më e madhe dhe me hapësira të reja, shumë e përshtatshme që të përdoret me POI të ri. Në mesin e pjesëve që do të eksplorohen janë Weeping Woods, Dirty Docks dhe Craggy Cliffs.

Epic Games ka punuar që në Fortnite Chapter 2, të ketë ndërlidhje shumë më të mëdha me ujë, duke ofruar shkopinjtë e peshkimit, mundësin që lojtarët të notojnë si dhe motorët e ujit që lëvizin me shpejtësi të madhe.

Të mbajturit e lojtarëve tjerë, sikur jeni duke ikur nga betejat e lashta, është një prej mundësive të mahnitshme për të treguar heroizëm. Ata mund të barten kur të jenë plagosur, por edhe të hidhet kur lojtari është lodhur.

Përditësimi i armëve dhe ekzekutimi me to është bërë shumë më interesant, derisa mundësia e fshehjes në Fortnite Chapter 2, është një formë e re shumë e mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version