Telegrafi

Fortis do vazhdojë aktivitetin

Udhëheqës të Fortis Turkey kanë pohuar, se do të përfitojnë tërësisht nga struktura e re e aksionerëve në Fortis Belgium në përmbushjen e përgjegjësive ndaj klientëve dhe partnerëve.

Sipas deklaratës së bankës, Fortis Bank është një bankë e fortë me aktivë totale prej 1.75 miliardë TRY. Banka shënoi fitime neto prej 155.5 milion TRY në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Banka franceze BNP Paribas ka pranuar të merrte kontrollin e aktivitetit të Fortis Bank në Belgjikë dhe Luksemburg si dhe të “franshizës” bankare ndërkombëtare, duke përfshirë rrjetin e shitjeve me pakicë të Fortis në Turqi.

Fortis Bank Belgium zotëron 94.11% të njësisë vendore.