Telegrafi

‘I forti i Shtipit’ ka kërcënuar dy ministra dhe një deputet të Maqedonisë

SPB e Shtipit bën të ditur se një 38 vjeçar nga qyteti i Shtipit është kallëzuar penalisht për shkak të kërcënimeve ndaj dy ministrave dhe një deputeti të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kërcënuesi ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook dhe dy muaj rresht ka kërcënuar tre politikanët e vendit. Gordana Panajotovska, zëdhënëse e SPB Shtip, bën të ditur se ministrat dhe deputeti janë kërcënuar me jetë.

J.P. nga Shtipi ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë“ dhe mund të dënohet edhe me burg./Telegrafi/