Telegrafi

Fortesa Orana mposhtet në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”

Kanë nisur garat e sotme të karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku garuesja jonë e parë ishte Fortesa Orana.

Karateistja jonë u mund nga tunizianja, Chehinez Jemi, në raundin e parë të kategorisë +68 kg.

Sot garon edhe Melos Gashi, në kategorinë -84 kg, të cilit i urojmë fat.