Telegrafi

“Fortesa 2” vazhdon më 3 korrik, gjykatësja pranoi provat e PSP-së

Seanca kryesore për rastin “Fortesa 2” është shtyrë për datën 3 korrik, për shkak se nuk ishte i ftuar asnjë nga dëshmitarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para pauzës, gjykatësja Lidija Petrovska ka pranuar dëshmitë që dorëzoi PSP-ja, ku i dyshuar kryesor është ish-shefi i DSK-së, Goran Grujovski dhe gjashtë persona tjerë të punësuar në DSK, të cilët akuzohen se kanë shkatërruar 2.047 dokumente zyrtare, 22 prej të cilave kanë të bëjnë me ndjekjen e komunikimit.

Të akuzuarit në seancën e sotme u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen./Telegrafi/