Site icon Telegrafi

”Fortesa 2”: PSP-ja duhet të kërkojë sqarime plotësuese nga Kundërzbulimi dhe MPB-ja (Video)

Ka përfunduar seanca e sotme për lëndën e PSP-së ”Fortesa 2”, ku të akuzuar janë drejtori i drejtorisë së pestë të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim, Goran Grujoski dhe gjashtë kolege të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata akuzohen se e kanë shkatërruar dokumentacionin zyrtar që lidhet me pajisjet për përgjim.

Seanca përfundoi me angazhimin që gjykatësja Lidija Petrovska ia dha PSP-së për të kërkuar nga Drejtoria për mbrojtje të të dhënave të klasifikuara dhe në MPB për sqarime plotësuese rreth kërkesës së PSP-së për përdorim gjyqësor të dëshmive që konsiderohen si sekrete në këtë rast.

Nga ana tjetër PSP-ja kërkon që dëshmitë të dëgjohen nga personat që janë certifikatë sigurie. Për këtë gjë, Nova Tv bën të ditur se njëra nga avokatët e akuzës, Jovana Tasevska nuk ka certifikatë sigurie. Për të kryer analizë në dëshmitë, Tasevska duhet të ketë këtë dokument.

Seanca e radhës është caktuar për më 13 mars. Paraprakisht, gazetarët u larguan nga salla, që të lexohet përgjigja e MPB-së dërguar PSP-së./Telegrafi/

Exit mobile version