Site icon Telegrafi

”Fortesa 2”: Gjykatësja largoi mediat nga seanca gjyqësore

Ka filluar sot seanca e dytë e procesit gjyqësor për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të quajtur si ”Fortesa 2”, ku të akuzuar janë disa persona të punësuar në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me kërkesë të avokatit Nikolla Dodovski, gjykatësja urdhëroi largimin e mediave deri sa lexohej letra e MPB-së dërguar PSP-së, edhe pse prokurorja Lençe Ristoska tha se dokumenti nuk është sekret dhe se ska nevojë të largohen mediat.

Përndryshe, PSP-ja i akuzon personat e dyshuar se i kanë prishur dokumentacionet që kanë të bëjnë me sistemin e përgjimeve. PSP-ja duhet të publikojë edhe përgjigjen që e ka marrë nga DSK-ja për një pjesë dëshmishë, që gjykata më herët i konsideroi si sekrete./Telegrafi/

Exit mobile version