Telegrafi

Frosina Remenski e dyshuar në rastin ‘Haraçi’

Siç njofton ‘A1on‘, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski është njëra e të të dyshuarve të rinj në hetimin që sot e nisi Prokuroria.

Prokuroria për Remenski kërkon masën e kujdesit, përkatësisht t’i merret pasaporta apo në mënyrë të rregullt të paraqitet në gjykatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që gjatë ditës të dyshuarit, të dërgohen tek gjykatësi i procedurës paraprake.

Lexo po ashtu Hetim i ri për rastin ‘Haraçi’

Sipas njoftimeve, edhe Jasna Mandiq e cila është nënkryetare e Lidhjes ndëkombëtare është e dyshuar në hetimet e reja./Telegrafi/

Lexo po ashtu Joveski: Ka persona të interesuar për bashkëpunim me organet në rastin ‘Haraçi’