Të dielën, Epic Games publikoi një sezon të ri të Fortnite dhe, bashkë me të, një premtim se për dy javë, të gjitha të ardhurat e saj nga loja do të shkonin për ndihmë humanitare për Ukrainën.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një ditë më vonë, zhvilluesi bëri të ditur se tashmë ka mbledhur 36 milionë dollarë si pjesë e përpjekjes.
Paratë do t’ju dhurohen grupeve të ndryshme humanitare, duke përfshirë Direct Relief, Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët dhe Programit Botëror të Ushqimit.
Epic thotë se Xbox po dhuron gjithashtu të ardhurat e tij neto nga loja gjatë së njëjtës periudhë.
Kompanitë e tjera të lojërave kanë mbledhur në mënyrë të ngjashme fonde për përpjekjet humanitare në Ukrainë. Një paketë e madhe prej gati 1,000 lojërash në Itch.io mblodhi më shumë se 6 milionë dollarë, derisa Humble Bundle aktualisht po mbledh fonde përmes një pakete që ka mbledhur më shumë se 12 milionë dollarë. /Telegrafi/