Site icon Telegrafi

Formula e dashurisë ekziston

Ekuacioni i emërtuar “Formula e nuses”, është krijuar nga një profesor australian i matematikës dhe funksionon duke faktorizuar moshën në të cilën ju keni filluar të kërkoni partnerin serioz, dhe moshën absolute qe ju mendoni se do të martoheni.

“Edhe pse probabiliteti nuk është baza më romantike për një martesë, formula duket se i është përshtatur shumë çifteve – qoftë aksidentalisht ose me paramendim”, thotë kreatori i ekuacionit, profesori Tony Dooley nga Universiteti New South Wales.

“Nuk ka arsye pse shkenca të mos luaj rol në kalkulimin e momentit më të mirë për tu martuar,” tha Dooley. Sidoqoftë, çiftet e dashuruara duhet të kenë kujdes: ky ekuacion matematikor për dashuri është treguar i suksesshëm në vetëm 37 për qind të rasteve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version