Telegrafi

Formula 1: Barichello fiton garën e parë në pesë vite

Ngasësi i Brawn GP, përfundoi para kampionit në fuqi, ngasësit të McLaren, Lewis Hamilton, i cili edhe pse u nis nga pozita e parë, përfundoi garën i dyti, pas një gabimi në pit-stop.

I treti garën e përfundoi ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa ai i McLarenit, Heikki Kovalainen, humbi dy pozita, pasi përfundoi i katërti, edhe pse u nis nga vendi i dytë, menjëherë prapa Hamilton.

Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, përfundoi i shtati, por vazhdon të jetë lider me 18 pikë para shokut të skuadrës, Barrichellos, dhe 20.5 para ngasësit të Red Bull, Mark Webber.