Kompania Formon fiton çmimin “Inovacioni i Vitit” në ceremoninë Gala të ICT Awards, me produktin e tyre “Formon Core”.
Tiranë, Shqipëri, (Prill 29.2016) – “Formon” prodhuesi i parë rajonal i Desktop 3D Printerëve, janë shpallur fitues të çmimit “Inovacioni i Vitit” në Albanian ICT Awards. Ceremonia u organizua nën patronatin e Kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama, në Sheraton Hotel në Tiranë.
Albanian ICT Awards u organizua për herë të katërt me radhë. Ky eveniment mbledhë së bashku profesionistë, ekspertë, akademikë, drejtues, vendim-marrës e politikë-bërës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
“Ne jemi shumë krenar që produkti ynë është zgjedhur fitues. Urojmë që ky çmim të jetë shtytje për ne si kompani dhe gjenerata e reja, që të shfrytëzojnë talentin e tyre për të promovuar vlerat tona mbarkombëtare”, deklaroi Rron Cena, CEO i kompanisë FORMON.
FORMON është e themeluar në Mars 2015 dhe është prodhuesi i parë rajonal i produkteve hardwerike në fushën e Industrisë 3D. Qëllimi kryesor i FORMON është të ndërtojë mjete më të thjeshta që e bëjnë procesin krijues sa më të lehtë dhe më të thjeshtë për të gjithë.
FORMON është pjesë e Innovation Centre Kosovo (ICK).