Telegrafi

Formohet zyrtarisht fondacioni humanitar “Avni Hyseni”

Është formuar zyrtarisht fondacioni humanitar “Avni Hyseni”.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ushtari i UÇK-së, dhe humanisti Adnan Hyseni, i cili ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për formimin e këtij fondacioni.

“Të nderuar vëllezër e motra ju bamirës të respektuar gjithandej botës nga sot do e kemi mundësinë institucionale që të jemi bashkë e të rrugëtojmë e kontribuojmë përmes institucionit Fondacionit Humanitar “AVNI HYSENI” e shtetit (Kosovës) duke pas shumë lehtësira si për donacione po edhe mundësi më të mira për mbështetje për familje në nevojë”, shkruan Hyseni në njoftimin e tij.

Ai tha se “derisa unë të përfundoj qëllimin final në aspektin organizativ dhe në një moment që besoj do jetë shumë shpejt do bëjë edhe prezantimin e përgjithshëm ku Fondacioni Humanitare ” AVNI HYSENI” do jetë gjithandej ku ka shqiptarë nëpër botë”, shkruan ndër të tjera Hyseni. /Telegrafi/