Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve vonë pasdite e votoi përbërjen e Komisionit për vlerësimin e bazës së Propozimit për vlerësimin e përgjegjësisë të presidentit Gjorgje Ivanov për vendimin për falje, të propozuar nga opozita, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Përbërja e këtij komisioni që do të numërojë 11 anëtarë, u votua me shtatë vota “për” dhe tre “kundër”. Kryetar i këtij komisioni do të jetë deputeti i OBRM-PDUKM, Zoran Ilioski, ndërsa ky grup parlamentar do të ketë edhe pesë anëtarë. Nga dy anëtarë do të kenë BDI dhe LSDM, ndërsa PDSH një anëtar.
Vendimi për formimin e këtij komisioni të hënën duhet të jetë në rend dite të seancës parlamentare. Që të kalojë ky propozim vendim i opozitës nevojitet shumicë prej dy të tretash./Telegrafi/