Site icon Telegrafi

Formohet kryesia e re për Federatën e Kick-box-it

Fillimisht ky kuvend ishte paralajmëruar të mbahet në "Shtëpinë e Sporteve", mirëpo dyert për kick-boksierët kosovarë ishin të mbyllura dhe ata kështu u detyruan që ndryshimet ti bëjnë në njërën nga sallat e hotelit "Grand". Nw vazhdim mund ta lexoni komunikatën pwr shtyp tw lëshuar nga kryetari i ri i FKBK-së, Bashkim Berisha.

“Siç jeni ne dijeni puna e Kuvendit te jashtëzakonshëm zgjedhor u tentua te pengohet nga ish-kryesia e Federatës së Kick-box-it të Kosovës.

Pasi qe u penguam të zhvillojmë aktivitetin zgjedhor të lajmëruar javë më parë në Shtëpinë e Sportit u detyruam që për lokacion të zgjedhim mundësi tjetër, përkatësisht sallën e konferencave në Hotel Grand.

Dje me datë 10/05/2014 u organizua kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i FKBK-së ku pjesëmarrës ishin 15 klube prej të cilave 13 të pranuara në Federatën KBK-së.

Organizimi i këtij Kuvendi ishte konform Statutit te Federatës ku aktiviteti zhvillimor ishte legal dhe legjitim. Pasi qe sipas rregullores korumi ishte i mjaftueshëm për mbajtjen e këtij kuvendi filluam me procesin e zgjedhjeve ne përgjithësi”.

Zgjedhja e organeve në Federatën e kick-box-it:

Kryetar i Federatës- Bashkim Berisha
Nën-kryetar- Gani Mahalla dhe Halil Kurhasku
Sekretar- Gasper Kaqinari
Selektor- (përzgjedhës) – Faton Xhakli
Trainer- Fisnik Sadria
Kryetar i komisionit te Gjyqtareve – Burim Mjekiqi
Kryetar i komisionit te garave – Raif Musa

Lista e anëtarëve të Bordit të Federatës:

1. Leke Ramoja—Sport Center, Gjakovë
2. Ridvan Vllasaliu—Rigoro, Prishtinë
3. Ahmet Prishtina – Trepça, Mitrovicë
4. Burim Mjekiqi—Katana, Obiliq
5. Suad Kelmendi—Ipon, Pejë
6. Mentor Morina—Thaibox Forta,Prishtinë
7. Bekim Krasniqi—Shkelzen Haradinaj, Deçan
8. Muhamet Muqolli—Thai box Peja, Pejë
9. Gani Mahalla—Kastrioti, Ferizaj
10. Arben Ibrahimi—Nitro Ferizaj
11. Shpend Maliqi—Leo de Snoo, Prishtinë
12. Bylent Bikliqi—Martial Arts Gym, Prishtinë
13. Fidair Berisha – Fushe Kosova, Fushe Kosovë

/Telegrafi/

Exit mobile version