Telegrafi

Formohet kompania më e madhe e birrës në botë

Oferta e fundit e “Inbev” ka qenë 70 dollarë për aksion kundrejt ofertës parësore 65 dollarë për aksion.

Ky çmim e vlerëson kompaninë “Anheuser-Busch” me 49.4 miliard dollarë.Nga kjo shkrirje do të lindë Anheuser- Busch -Inbev ,e cila do të prezantojë një shifër prej 36milard dollarë fitime vjetore dhe me 460 milion hektolitra shitje, duke pasur në xhep marka të suksesshme si “Stella-Artois”,”Becks” dhe “Budwaiser”.

Këshilli i ri administrativ do të mbledhë anëtarët kyç të dy kompanive “Inbev” dhe “Anheuser”, të cilët kanë hedhur disa herë në gjyq njëri-tjetrin Të premten aksionet e dy grupeve u rritën me 33 përqind pas informacionit të një shkrirjeje të mundshme miqësore.

“Anheuser- Busch të premten e mbylli bursën në Neëyork me 66.5 dollarë për aksion ndërsa “Inbev” me 44.5 euro në Bruksel.
Mexikani “Modelo” që prodhon birrën “Korona” ku 50 përqind të aksioneve i ka “Anheuser..” vazhdon diskutimet me grupin belgo-brazilian “Inbev”.