Para anëtarëve të komisionit nga shumica e partive politike është bërë formimi i Komisionit për Buxhet dhe Transfere.
Ky Komision do të drejtohet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ndërsa anëtarë të tij janë Haxhi Shala, Fikrim Damka, Kujtim Gashi, Mimoza Kusari-Lila, Bedri Hamza, Fatmir Rexhepi, Yllza Hoti, Shkumbim Demaliaj, Vrica Ceraniq dhe Shkelzen Hajdini.
Komisioni për Buxhet dhe Transfere është komision funksional i Kuvendit të Kosovës, fushëveprimtaria e të cilit është shqyrtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me buxhet.
U vendos që çdo të mërkure të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Transfere në orën 10:00. /Telegrafi/