Kuvendi ka formuar Komisionin Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.
Ky Komision është formuar me 61 vota pro dhe 2 abstenime.
Më herët gjatë ditës, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Ligjin për Pagat.
Pas një diskutimi disa orësh, Kuvendi ka miratuar edhe Projektligjin për detyrat dhe përgjegjësitë e Ekipit Dialogues.
Sot pritet edhe votimi i buxhetit të Kosovës për vitin 2019.