Me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, prej tyre dy nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nga radhët e komuniteteve jo shumicë.
Nga Lëvizja Vetëvendosje, nënkryetar i dytë i komisionit do të jetë deputeti Njazi Isaku, ndërsa anëtarët tjerë, deputetët Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Fitim Haziri, Jeta Statovci dhe Valon Ramadani.
Zëvendëskryetar i parë i komisionit ad-hoc nga Partia Demokratike e Kosovës është Hajdar Beqa dhe Ariana Musliu-Shoshi.
LDK-ja për anëtar të Komisionit ka propozuar deputetin Agim Veliu.
Nga AAK-ja anëtare do të jetë deputetja Time Kadriaj, ndërsa nga grupi multietnik Fidan Jilta.
Për këtë pikë të rendit të ditës, Lista Serbe nuk ka qëndruar në sallë.