Telegrafi

Formohet komision për mbikëqyrjen e bartjes së mjeteve për përgjim të MPB-së të Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë mori vendim për formimin e komisionit për bartjen e mjeteve teknike për përgjim dhe të dokumentacionit teknik nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) te Agjencia Teknike-Operative (ATO), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komisioni përbëhet nga përfaqësues të MPB-së, ATO-së, Gjykata e Lartë, Prokuroria Publike, Drejtoria për sigurim të të dhënave të klasifikuara, si edhe Komisioni për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masës së posaçme hetimore.

Komisioni ka për detyrë të verifikojë gjendjen faktike të mjeteve dhe dokumentacionit që barten./Telegrafi/