Site icon Telegrafi

Formohet komision për marrëdhënie mes bashkësive në Bashkinë e Shkupit

Foto: Telegrafi.com

Këshilli i Bashkisë së Shkupit solli vendim për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive me të cilin sigurohet mundësia që të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në territorin e Shkupit të marrin pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve dhe krijimin e politikave.

Komisioni është i përbërë nga një përfaqësues i bashkësive të cilat janë të përfaqësuara në qytetin e Shkupit, me mandat prej katër viteve. Komisioni, informojnë nga Bashkia e Shkupit, është korniza e vetme institucionale për komunikim mes bashkësive në nivel lokal, jo vetëm nga aspekti i mbrojtjes të të drejtave të pakicës, por edhe si mundësi që komunitetet më të vogla të marrin pjesë për çështjet për të cilat duhet të vendos Këshilli.

Vendimin për formimin e Komisionit, Këshilli i Bashkisë së Shkupit e solli në seancën e mbajtur më 27.11.2019.

Bashkia e Shkupit ka obligim ligjor për formimin e Komisionit për marrëdhënie mes bashkësive, në harmonizim me nenin 55 paragrafi 1 nga Ligji për vetëqeverisje lokale. Sipas këtij Ligji, në komunën në të cilën të paktën 20 për qind e numrit të përgjithshëm të banorëve, i konfirmuar në regjistrimin e fundit të popullatës, janë komunitet i caktuar, formohet Komision për marrëdhënie mes bashkësive.. Sipas paragrafit 2 të nenit të njëjtë, Komisionin e përbëjnë numër i barabartë i përfaqësuesve nga secili komunitet në komunë. informojnë nga Bashkia e Shkupit.

Exit mobile version