Telegrafi

Formohet Komision në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore të rajonit të Ohrit

Ministri Edmond Ademi dje si kryetari i Komisionit Kombëtar të UNESCO-s, u takua me ministren e kulturës, Elva Margariti dhe ministrin për Mjedis Jetësor, Blendi Klosi në Tiranë, Republika e Shqipërisë.

Në takim u dakordua për formimin e trupit ndërshtetëror për udhëheqësi të përbashkët me trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

Ministrat e riafirmuan vendosjen e miqësisë, që të dyja vendet t’i përmbushin rekomandimet e UNESCO-s me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë.

Ministri Ademi u takua edhe me përfaqësuesit e Ministrisë së Jashtme. Në takim u dha përfundimi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në mënyrë intensive do të punojnë në nivel politikë dhe të ekspertëve që të vendosin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore./Telegrafi/