Në seancën e fundit të saj, Qeveria formoi Këshillin për përcjelljen e zbatimit të strategjisë në gjyqësi 2017-2022, me të cilin këshill do të udhëheq vetë Kryeministri Zoran Zaev.
Në këtë këshill bëjnë pjesë ministri për Drejtësi, Bilen Saliji, zv. ministri për Drejtësi, Oliver Ristovski, Kryeprokurori Ljubomir Joveski, përfaqësues nga Gjykata e Lartë, prokurorja speciale Katica Janeva, nga një përfaqësues nga Gjykatat e Apelit të Gostivarit, Manastirit, Shtipit dhe Shkupit, si edhe nga një përfaqësues nga Gjykatat themelore Shkupi 1 dhe 2.
Në këshill do të bëjnë pjesë edhe Avokati i Popullit Ixhet Memeti dhe Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve, Oda e Avokatëve dhe Blue Print grupi i organizatave qytetare për gjyqësi./Telegrafi/