Telegrafi

Formohet grupi punues për harmonizimin e draft-rezolutës për UÇK-në

Ilmi Reçica, nga PDK, Agim Kikaj nga LDK, Glauk Konjufca nga VV, Pal Lekaj nga AAK dhe Zafir Berisha nga Nisma është grupi që do të harmonizojë draft rezolutën

Derisa përfaqësues të grupeve parlamentare kanë shkuar për ta harmonizuar draft rezolutën deputetët e mbetur po vazhdojnë ende debatin për vlerat e UÇK-së.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli propozoi që mos të ketë debat por të shkohet menjëherë me harmonizim të draft rezolutës por ishin deputetët e VV-së që kundërshtuan këtë.

Por jo vetëm deputetët e Vetëvendosjes por kundër këtij propozimi dolën edhe deputetët të PDK-së./