Site icon Telegrafi

Formohet grup pune në Kuvend për rastin e Almirit (Dokument)

Familjarët e 4-vjeçarit Almir Aliu, sot në Kuvendin e Maqedonisë realizuan takim me  grupin e deputetëve të BDI-së, ku diskutuan për rastin e vrasjes së Almirit të vogël.

Pas këtij takimi është vendosur që të formohet grup pune, i cili do të rishikojë gjithë rastin për Almirin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq, tha se pret që në këtë proces do të zbardhen të gjitha shkeljet procedurale dhe padrejtësitë e bëra nga Prokuroria.

Iniciativa për themelimin e grupit të punës për rastin e Almirit, parasheh që në këtë grup të përfshihen deputetë nga gjitha grupet parlamentare, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të familjes së Almirit./Telegrafi/

Exit mobile version