Javë më parë, në Bled të Sllovenisë është mbajtur edicioni i pestë i festivalit të këngës për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, “Blejski zlati mikrofon” (Mikrofoni i artë i Bledit).
Daorsa Sopa ishte njëra prej pjesëmarrësve, e cila gjithashtu e përfaqësoi Kosovën në këtë festival.
Ajo i bëri edhe më shumë krenarë shqiptarët kur në fund të performancës e bëri shqiponjën dykrenare.
Mirëpo, e gjithë kjo i kushtoi asaj me pikët minimale nga një anëtar i jurisë që ishte serb dhe kjo gjë e penalizoi që të arrinte më lartë në listë, transmeton FaktePlus.
“E veçantë në stil, skenike dhe shumë e hapur, ajo u cilësua si performuese shumë e mirë dhe debutante e shkëlqyer në kategorinë e saj nga juria profesionale, e përbërë nga shtete të ndryshme, si Malta, Italia, Serbia, Sllovenia, Bullgaria dhe Kosova, dhe në këndim Live“.
“Me të përfunduar mori ftesa të tjera për të përfaqësuar Kosovën në Rumani në kategorinë e saj, dhe me t’u kthyer mori oferta edhe për Ukrainë, Spanjë dhe Kroaci”, thuhet në një njoftim për media.
Gjithashtu, rrugëtimi i saj nuk përfundon me kaq, sepse pas festivalit Daorsa mori edhe ftesa të tjera për të përfaqësuar Kosovën.
Daorsa është e njohur edhe për pjesëmarrjen në spektaklin për talentë, The Voice Kids.