Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thirrur për të martën më 15 prill seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Thirrja e kësaj seance ka ardhur pas certifikimit nga KQZ të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve tashmë partitë politike kanë nisur edhe diskutimet për të parë se kush mund të jetë në përbërje të qeverisë së ardhshme.
E si rrjedhojë e kësaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thirrur mbledhjen e kryesisë.
Telegrafi mëson se mbledhja do të mbahet sot nga ora 17:00.
Temë diskutimi do të jetë formimi i institucioneve dhe përgatitjet për zgjedhjet lokale.
Nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, AAK është renditur si partia e katërt me 7.06% duke fituar kështu 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/