Site icon Telegrafi

Formatin e dialogut ta vendosë Kuvendi

Njohësit e proceseve politike dhe të dialogut Kosovë – Serbi thonë se për ndërrimin e formatit të tij duhet të vendosë Kuvendi i Kosovës. Marrja e flamurit në mënyrë të njëanshme nga presidenti Thaçi, sipas tyre, përbën shkelje kushtetuese dhe nuk duhet të ndodhë.

Pas formimit të Qeverisë Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet dhe të vendosë për të ardhmen e dialogut Prishtinë – Beograd, respektivisht t’i legjitimojë përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel.

Kështu thonë njohësit e procesit të bisedimeve, të cilët konsiderojnë se kjo fazë e dialogut duhet të ketë konsensus politik dhe shoqëror.

Sipas tyre, në këtë rund të bisedimeve duhet të vendosen çështjet që kanë të bëjnë me luftën dhe me shumë tema të tjera që kanë mbetur ende të pazgjidhura përgjatë tërë këtyre viteve.

Por megjithëkëtë, sipas ministres në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, Qeveria e re duhet të ndërmarrë hapa të cilët do ta ndërrojnë formatin e dialogut, shkkruan “Zëri”.

Nga ana tjetër, politologët potencojnë se në asnjë mënyrë presidenti Thaçi nuk duhet ta udhëheqë procesin e dialogut, kjo pasi një gjë e tillë nuk do t’u sillte aspak dobi bisedimeve.

Madje një veprim i tillë, siç janë shprehur ata, do të përbënte shkelje të Kushtetutës.

Në anën tjetër, Zyra e presidentit të Kosovës nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet e dërguar nga redaksia e gazetës “Zëri” karshi fazës së ardhshme të dialogut Kosovë – Serbi.

Exit mobile version