“Liga e re e Kampionëve” do të fillojë nga sezoni 2024/25 dhe do të duket krejtësisht ndryshe nga sezonet e mëparshme me rinovimin e garës që do të përfshijë 36 ekipe.
Por, ndryshimi më i madh është formati i ri i cili tani do të jetë një ligë përpara se gara të hyjë në fazën e tij ekzistuese me eliminim.
Pra, një ligë e madhe në vend të tetë grupeve tradicionale – me tetë skuadrat më të mira që arrijnë në raundin tjetër.
Vende të tjera do të vihen në dispozicion përmes një raundi të ri të “play-off”-it. Klubet e vendosura nga vendi i nëntë deri në vendin e 16-të do të përballen me një skuadër të vendosur nga e 17-ta deri në të 24-tin në një takim me dy ndeshje.
Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohen, pa hyrje në Ligën e Evropës.
Një tjetër mundësi do t’i jepet kampionit të ligës vendase me koeficientin më të lartë të klubit midis kampionëve të tjerë vendas që nuk janë kualifikuar automatikisht.
Dy mundësitë e fundit do t’u jepen dy klubeve me koeficientët më të lartë të klubeve që nuk janë kualifikuar automatikisht.
“Ndryshimi kryesor në reformat e shpallura nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pas mbledhjes së tij më 19 prill 2021 është largimi nga faza e hapjes së grupeve me 32 ekipe të formatit aktual”.
“Sezoni aktual i Ligës së Kampionëve fillon me pjesëmarrës të ndarë në tetë grupe me nga katër. Nga sezoni 2024/25, do të ketë një ligë të vetme të përbërë nga të gjitha 36 klubet konkurruese. Kjo do t’i japë katër skuadrave të tjera mundësinë për të konkurruar kundër klubeve më të mira në Evropë”.
“Sipas formatit të ri, skuadrat do të luajnë katër ndeshje më shumë sesa ndodh aktualisht. Ata nuk do të luajnë me tre kundërshtarë dy herë – në shtëpi dhe jashtë – por do të përballen me ndeshje kundër 10 skuadrave të ndryshme, gjysma e tyre në shtëpi dhe gjysma jashtë”.
“Kjo u jep mundësinë klubeve të testojnë veten kundër një game më të gjerë kundërshtarësh – dhe gjithashtu rrit mundësinë e tifozëve që të shohin skuadrat më të mira të përballen më shpesh më herët në garë”.
“Formati i ri duhet të nënkuptojë se ka më shumë për të luajtur deri në natën e fundit të aksionit të ligës”, thuhej një njoftimin e UEFA-s.
Kështu, Liga e Kampionëve po kthehet në një projekt thuajse të ngjajshem me atë që proklamon Superliga Evropiane e kryesuara nga tri klubet evropiane: Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona. /Telegrafi/