Shumica e njerëzve i urrejnë ushtrimet kardio. Ato na djersitin shumë e na bëjnë të qajmë – në veçanti vrapimi.
Fatkeqësisht, kardio është pjesë kruciale e regjimit të fitnesit – jo vetëm për djegien e kalorive, por edhe për përmirësimin e shëndetit të zemrës, transmeton Telegrafi.
Nëse nuk jeni vrapues natyral, me siguri se ideja për të vrapuar ju duket ferr në veti.
Por, fatmirësisht ka disa forma tjera të ushtrimeve kardio që janë po aq efektive për formësimin e trupit sa vrapimi.
Ekspertët e fitnesit kanë treguar se çiklizmi, noti dhe ushtrimet me intervale me intensitet të lartë janë format më të mira dhe më efikase të ushtrimeve kardio.
Përveç këtyre, ata rekomandojnë edhe kikboksin sepse ndihmon në tonifikimin e trupit, rritjen e qëndrueshmërisë, etj. /Telegrafi/