Site icon Telegrafi

Format e mahnitshme që do t’i ketë Nissan i ri, shihen teksa po realizonte reklamën (Foto)

Është bërë e ditur se modeli i ri nga Nissan do të ketë një pedale të vetme, me të cilën mund të frenojë dhe të rrisë shpejtësinë.

Mirëpo, nuk janë bërë të ditura edhe detaje tjera, të cilat do të ketë Leaf, që pritet të lansohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Por, reporterët që kërkojnë për vetura të reja, e kanë parë këtë veturë teksa po realizohej reklama për të.

Meqenëse nuk e ka shtresën për kamuflazh, shihen format e mahnitshme, që janë pjesë e gjuhës së re të dizajnimit të cilën po e aplikon kjo kompani.

Pasi është konkurrente me Chevrolet Bolt dhe Tesla Model 3, pritet që Nissan Leaf të ketë nivel të lartë të teknologjisë. /Telegrafi/

Exit mobile version