Emily Ratajkowski u shndërrua në një yll botëror pas shfaqi asetet e saj në këngën “Blurred Lines”.
Por, tani është një tjetër ‘muzë’ për videoklipet seksi, fama e të cilës po avancon me shpejtësi, transmeton TCH.
Modelja Iryna Ivanova ka qenë ylli që ka shndritur më tepër në videoklipin e “I’m the One” një bashkëpunim mes Justin Bieber, Quavo, Chance the Rapper, Lil Wayne dhe DJ Khaled.
Dhe derisa “I’m the One” rritet me shpejtësi në rangimin botëror, të njëjtin fat ka edhe imazhi i modeles Ivanova, fansat e të cilës kanë shkuar mbi 2.7 milionë në Instagram.