Site icon Telegrafi

Me formacionin 4-3-3, me tre yje të rinj në sulm – kështu pritet të luajë Islanda ndaj Kosovës

Të enjten, Kosova dhe Islanda luajnë ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kombeve.  Ndeshja luhet në Prishtinë, me fillim në orën 20:45 dhe do të jetë vendimtare për të dy ekipet që luftojnë për një vend në Ligën B. 

Islanda po përgatitet në Spanjë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri Arnar Gunnlaugsson.  

Sipas mediave islandeze, Gunnlaugsson synon të përdorë një formacion 4-3-3, me Hakon Rafn Valdimarsson si portier kryesor.  

Logi Tómasson, i vetmi mbrojtës i majtë natyral, ka të ngjarë të fillojë në formacionin fillestar. 

Në mbrojtje, Sverrir Ingi Ingason do të jetë në qendër, ndërsa pyetja mbetet nëse ai do të luajë me Aron Einar Gunnarsson apo Guolaugur Victor Pálsson.  

Valgeir Lunddal Frioriksson, megjithëse ka qenë jashtë skuadrës së Fortuna Düsseldorf për dy ndeshjet e fundit, është një opsion i mundshëm për anën e djathtë të mbrojtjes. 

Në mesfushë, Stefán Teitur Thórdarson dhe Willum Thór Willumsson priten të luajnë rol kyç, duke sjellë fuqi dhe cilësi në lojë.  

Arnór Ingvi Traustason ka të ngjarë të fitojë vendin e fundit në mesfushë, duke i dhënë përparësi përvojës së tij. 

Në sulm, Islanda do të mbështetet në talentin e Albert Gudmundsson, Hákon Arnar Haraldsson dhe kapitenit Orri Steinn Óskarsson.  

Ky trio që luan në klube si Lille, Fiorentina dhe Rea Sociedad, do të tentojnë të shfrytëzojë çdo mundësi përpara mbrojtjes së Kosovës./Telegrafi/  

Exit mobile version