Janë publikuar formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Zvicrës para duelit që zhvillohet nga ora 15:00.
Gianni De Biasi nuk ka lëvizur nga përbërja e tij tradicionale, teksa vetëm ka zgjidhur dilemën mes Kukelit dhe Kaçes.
Mbrojtja është e përbërë nga tandemi tradicional, Mavraj – Cana, me në krah të paprekshmin Elseid Hysaj dhe të shumë kritikuarin Ansi Agollin në krahun e majtë.
Xhaka është i paprekshëm në mesfushë bashkë me pitbullin Abrashin, teksa Lenjani e Roshi do të përkrahin qendrën e sulmit.
Formacioni i Luanëve: Berisha, Mavraj, Cana, Agolli, Hysaj, Kukeli, Xhaka, Abrashi, Roshi, Lenjani, Sadiku.
Formacioni i Zvicrës: Sommer, Djorou, Rodriguez, Schar, Lichtsteiner, Xhaka, Xhemaili, Behrami, Shaqiri, Mehmedi, Seferovic.