Telegrafi

Formacioni i yjeve të Ligës Premier që marrin miliona duke qëndruar në shtëpi (Foto)

Shumë futbollistë në kampionatin më të pasur në botë paguhen pa luajtur fare.

Ndërrimi i shpeshtë i menaxherëve bën që shumë lojtarë të asaj skuadra të mos pëlqehen nga menaxheri i ti që vije dhe për këtë nuk janë në planet e tyre.

Por futbollistët vendosin të qëndrojnë në atë skuadër për një arsye ose tjetrën.

Bastian Schweinsteiger, ka vendosur të bashkohet me grupin e yjeve të Ligës Premier, si Mario Balotelli dhe Samir Nasri, që paguhen duke mos luajtur.

Schweinsteiger është i fundit yll i Ligës Premier, që duket si fitues i lotarisë.

Gjermani ka vendosur për t’i kaluar dy vitet e ardhshme duke fituar miliona, edhe pse nuk bën më pjesë në planet e Jose Mourinho, në “Old Trafford”.

32-vjeçari mund ta ketë tërhequr këmbën zvarrë në Mançester, te skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, edhe për Joe Hart, Samir Nasri dhe Yaya Toure, yje të shumë të paguar.

I pari që kishte filluar të paguhej pa luajtur ishte Winston Bogarde, që fitoi para të gatshme, duke mos bërë asgjë te Chelsea.

 

Historia e mbrojtësit holandez, i cili u transferua në “Stamford Bridge” si transferim i lirë në vitin 2000, është legjendare për një arsye të veçantë.

Ai e shijoi më së miri kontratën e tij financiare, edhe pse u pa fare pak në fushë për klubin londinez. Bogarde luajti vetëm 11 herë për Chelsea gjatë marrëveshjes katërvjeçare, me vlerë 40.000 £ në javë.

Por sa janë pagat e lojtarët aktual që nuk luajnë në Ligën Premier dhe paguhen.

Joe Hart , i cili mund ta kalojë sezonin si portieri i tretë i Manchester City, ka pagë prej 150.000 funte në javë.

Pasaj vjen Samir Nasri, që po ashtu fiton po ashtu fiton 120.000 në javë te Manchester City.

Yaya Toure është 33 vjeç dhe merr 220.000 £ në javë. Edhe ai përballet me një të ardhme të pasigurtë në “Etihad”.

Chelsea kish paguar 26 milionë funte për Juan Cuadrado, dhe lojtari vjet luajti huazim te Juve.

Mario Balotelli, është një tjetër që ju mund t’ia shtoni kësaj liste. Ai fiton 110 000 funte në javë te Liverpool, por, sikurse u tha edhe nga trajneri Jurgen Klopp, nuk ka të ardhme në “Anfield”.

Serbi Lazar Markovic, i kushtoi Liverpool 20 milionë funte dhe ka një page të majme që Lioverpooli duhet t’ia paguaj.

Rast i rrallë është edhe ai i çekut Tomas Rosicky i cili gjatë karrierës së tij te Arsenal ka pasur 41 lëndime. Në vitin e fundit ai ka zhvilluar vetëm 19 minutam, ndërsa paga e tij është 70 mijë funte në javë. /Telegrafi/