Me ndeshjet e zhvilluara mbrëmë, ka përfunduar edhe xhiroja e dytë në Ligën e Evropës.
Skuadra italiane e Romës ka shënuar fitore të thellë dhe kjo ka qenë arsyeja pse ka më së shumti futbollistë në formacionin e javës.
Legjendari Francesco Totti, mesfushori Kevin Strotman dhe portieri Alisson Becker gjenden në 11-shen e javës prej skuadrës romake.
Edhe Zenit është dalluar me dy lojtarët, Criscito dhe Kokorin kurse skuadrat tjera kanë nga një lojtar. /Telegrafi/