Telegrafi

Formacioni i vitit në Gjermani, në të edhe një yll shqiptar (Foto)

Është zbuluar formacioni më i mirë i vitit në Bundesliga për edicionin që sapo lam pas.

Në mesin e shumë yjeve në këtë formacion ka zënë vend edhe futbollisti shqiptar, Granit Xhaka i cili ka mbyllur një stinor të jashtëzakonshëm me Borussia Moenchegladbachun.

Xhaka është vlerësuar me notë të lartë 7,3 ndërsa më poshtë se ai janë emra të mëdhenj si Thomas Muller, Douglas Costa apo Philipp Lahm.

Përveç Xhakës në formacionin më të mirë të Bundesligës janë edhe 10 futbollistë të tjerë, ku më së shumti ka Bayerni pesë sosh.

Philip Lahm në mbrojtje, Arturo Vidal, Thomas Muller e Douglas Costa në mesfushë dhe Robert Lewandowski në sulm.

Borussia Dortmund ka dy lojtarë dhe prezantohet me kapitenin Mats Hummels dhe mesfushorin armen Mkhitaryan.

Ndërsa me nga një lojtar janë Wolfsburgu që ka Ricardo Rodriguezin, Schalke me Joel Matip dhe Hoffenheim me portierin Olivier Baumann. /Telegrafi/