Revista franceze “France Football” ka bërë një vlerësimin të paraqitjeve të gjithë futbollistëve anembanë botës për kualifikueset, “Rusia 2018”.
Në mesin e 11 futbollistëve gjendet edhe mesfushori spanjoll, Andres Iniestaq, i cili pati paraqitje të mira me Italinë dhe kombëtaren shqiptare.
Futbollisti i Barcelonës ishte i pandalshëm për mesfushorët kuqezi të cilët nuk mund të bënin gjë tjetër veçse të shijonin magjinë që spanjolli dhuronte kur kishte topin në këmbë, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu në formacion janë tetë futbollistë prej kontinetit evropian, një afrikan, po aq sa ka edhe prej Azisë dhe Amerikës Latine.
Formacioni 4-3-3
Portier: Hart (Angli)
Mbrojtës: Hoseini (Iran), Hummels (Gjermani), Alderweireld (Belgjikë), Moukandjo (Kamerun)
Mesfushor: Pogba (Francë), Iniesta (Spanjë), Vidal (Kili),
Sulmues: Immobile (Itali), Lewandovski (Poloni), Ronaldo (Portugali).