Site icon Telegrafi

Formacioni startues i Chelseat do të duket ndryshe pas transferimeve të janarit dhe rikthimit të të lënduarve

(Foto: The Sun)

Gjërat mund të jenë të vështira për Chelsean aktualisht, mirëpo skuadra Bluve është përplot talentë.

Sidomos pas transferimit të Mykhailo Mudryk (i transferuar nga Shakhtar Donetsk) e Joao Felix (i huazuar nga Atletico Madridi)

Blutë aktualisht ndodhen në vend të dhjetë në tabelën e Ligës Premier dhe janë dhjetë pikë prapa pozitës së katërt që mbahet nga Manchester Unitedi.

Mirëpo, kur Graham Potter të ketë një skuadër në formë dhe sulmuese, ai do të përpiqet ta ngrejë në tabelë ekipin e tij.

Skuadra potenciale e Chelseat pasi të gjithë lojtarët të jenë në gjendje për lojë (Foto: The Sun)

Reece James dhe Ben Chilwell janë zgjedhje më të mirë kur janë në formë për lojë, ndërsa Thiago Silva dhe Wesley Fofana, përfaqësojnë mbrojtjen kryesore. Portieri Edouard Mendy ka qenë po ashtu jashtë për shkak të lëndimit.

N’Golo Kante është një tjetër startues kur të jetë në gjendje të luajë. Francezi ka munguar që nga muaji gusht. Ndërsa në fazën ofensive ndodhen Raheem Sterling, Felix e Mudryk.

Nëse skuadra do të ishte e gjitha në dispozicion për lojë, emra si Christian Pulisic, Kai Havertz, Armando Broja, Marc Cucurella dhe transferi i ri, Benoit Badiashile, mund të mbesin në bankën rezervë.

Sidoqoftë, Sterling është po ashtu duke u mjekuar, derisa Felix është i pezulluar pas kartonit të kuq në ndeshjen ndaj Fulhamit. Prandaj, i mbetet trajnerit t’i zgjidhë problemet me mungesat. /Telegrafi/

Formacioni i tanishëm me lojtarët në dispozicion (Foto: The Sun)
Exit mobile version