Presidenti i Juventusit, Gainni Agnelli dhe drejtori sportiv, Fabio Paratici tashmë kanë krijuar një bazë të re me potencial të madh për të ardhmen e klubit.
Juventusi ka disa lojtarë shumë të fortë të rinj në skuadër, por ka edhe nga që janë në huazim, por edhe blerja të reja.
Gianluca di Marzio ka mbledhur në një formacion, lojtarët më të mirë të rinj të Juventusit.
Disa prej tyre tashmë po shërbejnë në Juventusin e Maurizio Sarri dhe luajnë shumë shpesh. Disa të tjerë, janë ende në kërkim të hapit të madh ku huazuar.
Blerja e fundit portieri Stefano Gori, një nga më të talentuarit e gjeneratës së tij është si pjesë e formacionit, ku para tij ka emra të njohur si Mathijs De Ligt, Merih Demiral dhe Christian Romero.
Po ashtu në këtë formacion është edhe shqiptari Giacomo Vrioni.
Bianconerër mund të llogarisë në elementë të shumtë cilësorë, shumë të rinj, por me perspektivë të shkëlqyeshme. Më poshtë i gjeni emrat që portali Gianluca di Marzio ka zgjedhur si TOP 11 lojtarët kryesorë të rinj të Juventusit.
STEFANO GORI – I lindur në vitin 1996
MATTHJS DE LIGT – I lindur në vitin 1999
CHRISTIAN ROMERO – I lindur në vitin 1998
MERIH DEMIRAL – I lindur në vitin 1998
LUCA PELLEGRINI – I lindur në vitin 1999
RODRIGO BENTANCUR – I lindur në vitin 1997
ROLANDO MANDRAGORA – I lindur në vitin 1997
MATHEUS PEREIRA – I lindur në vitin 1998
HANS NICOLUSSI CAVIGLIA – I lindur në vitin 2000
GIACOMO VRIONI – I lindur në vitin 1998
DEJAN KULUSEVSKI – I lindur në vitin 2000
/Telegrafi/