Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Unitedit për sezonin e ardhshëm me gjashtë transferime të reja

Ole Gunnar Solskjaer ka kërkuar nga Manchester Unitedi që në verë të largohen disa lojtarë, për t’u liruar vendin transferimeve të reja.

Trajneri norvegjez ka mbetur i dëshpëruar nga paraqitjet e pjesës më të madhe të skuadrës, andaj në verë po tenton të bëjë një revolucion.

Nga Djajtë e Kuq pritet që të ndodhin gjashtë largime, që do të zëvendësohen nga gjashtë emra shumë të njohur, por që u duhet të hapin arkat për t’i realizuar ato.

Formacioni i mundshëm i Manchester United për sezonin e ri (Foto: The Sun)

Keylor Navas, Aaron Wan-Bissaka, Kalidou Koulibaly, Harry Maguire, Gareth Bale dhe Joao Felix, mund të transferohen te Djajtë e Kuq në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Maradona dëshiron të bëhet trajner Unitedit: Jam njeriu i duhur për Manchesterin

Solsjaker thuhet se dëshiron që këto transferime të realizohen në verë, me ndihmën e lojtarëve që do të shiten si, David de Gea, Paul Pogba, Anthony Martial, Romelu Lukaku, Eric Bailly dhe Alexis Sanchez.

Por, trajneri norvegjez në dispozicion do të ketë edhe 200 milionë euro për transferime, e që me shitjen e këtyre lojtarëve, munden lehtësisht t’i transferojnë gjashtë lojtarët e tjerë. /Telegrafi/