Kosova do të luajë sonte takimin e radhës në kuadër të eliminatoreve të botërorit Rusia 2018.
Përfaqësuesja jonë do të ballafaqohet me kombëtaren turke në stadiumin shkodran të Loro Boriçit.
Tashmë Telegrafi ka publikuar formacionin e Kosovës ndërsa më poshtë keni edhe përbërjen e mundshme të Turqisë.
E përditshmja sportive turke “Fotomaç” ka zbuluar formacionin startues të bardhekuqve.
Renditja e ekipit kundërshtar pritet të jetë 4-2-3-1 dhe nuk ka shumë befasi.
Formacioni
Babacan
Gokhan, Topal, Caglar, Hasan Ali
Selçuk, Oguzhan, E. Çolak, E. Mor, Volkan;
Burak. /Telegrafi/