Tashmë po bëhen përgatitjet finale para duelit të parë të Shqipërisë në Euro 2016.
Gianni de Biasi besohet se tashmë ka kristalizuar idetë e tij mbi formacionin.
Siç mëson Telegrafi, De Biasi do të startojë në sulm me Armando Sadikun, ndonëse dilema e tij më e madhe mbetet në mesfushë.
De Biasi kërkon të rruajë balancat me inkuadrimin e Kukelit nga fillimi, një lojtar me tipare më defensive jo aq teknik, përderisa në dispozicion dhe dilema e tij është Ergys Kaçe.
Në mbrojtje pritet të jenë titullarët, luanët Mavraj dhe Cana, të përkrahur nga Hysaj dhe Agolli në krah.
Xhaka është i pakontestueshëm në formacion, ashtu sikurse Lenjani dhe Roshi në krahët e sulmit.
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë (4-2-3-1):
Berisha
Hysaj – Mavraj – Cana – Agolli
Kukeli – Abrashi
Roshi – Xhaka – Lenjani
Sadiku