Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Francës

Shqipëria vijon me përgatitjet për ndeshjen me Francën të mërkurën, teksa në seancën stërvitore të pasdites është lënë për t’u kuptuar si mund të luhet ndaj ‘gjelave’.

Etrit Berisha mbetet në mbrojtje të katërkëndorit, ndërsa krahët e mbrojtjes i besohen sërish dyshes Hysaj-Agolli, ndërsa krah Mavrajt në qendër u vendos Arlind Ajeti.

Sulmi pritet t’i besohet sërish Sadikut, ndërsa në mesfushë do të ketë dy lëvizje në krahasim me ndeshjen me Zvicrën.

Treshja e qendrës do përbëhet nga Kukeli-Abrashi-Memushaj, me vlonjatin që zë vendin e Xhakës, ndërsa  nga krahët do të luajnë Lenjani e Lila, me këtë të fundit që zë vendin e Roshit, transmeton Sportal.al.

Me shumë mundësi ky do të jetë formacioni që do të zbresë në fushë ndaj Francës, por sigurisht që këtë e ka në dorë trajneri De Biazi i cili do të udhëheqë ekipin edhe në një tjetër seancë për të vendosur përfundimisht për formacionin.

Formacioni i mundshëm: Berisha; Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Lila, Abrashi, Kukeli, Memushaj, Lenjani; Sadiku.

Exit mobile version