Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Romës pas transferimeve të këtij afati kalimtar

(Fotomontazh: Instagram/Twitter)

Paulo Dybala është lojtari i radhës që po i bashkohet Romës duke e shndërruar ekipin e Jose Mourinhos në një skuadër konkurrente.

Për më shumë, Nicolo Zaniolo duket se ka vendosur të qëndrojë në Stadio Olimpioco, ashtu që faza e sulmit në edicionin 2022/2022 do të jetë mjaft e rrezikshme.

Tammy Abraham pritet të luajë në qendër të sulmit, i mbështetur pikërisht nga Zaniolo e Lorenzo Pellegrini nga krahët dhe Dybala në prapa tij në pozitën e dhjetëshit.

(Foto: Facebook/IFTV)

Në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë transferimi i ri nga Lille, Mehmet Zeki Çelik, që do të shoqërohet nga Chris Smalling e Gianluca Mancini në qendër të mbrojtjes dhe Leonardo Spinazzola në krahun e majtë.

Lexo po ashtu Dybala nuk do ta marrë 10-shen e famshme te Roma, argjentinasi zgjedh tjetër numër

Mesfusha qendrore do të përbëhet nga Bryan Cristante dhe Nemanja Matic, kurse në portë mbetet Rui Patricio. /Telegrafi/