Chelsea do të ketë shumë punë për të bërë para se të fillojë sezoni i ri në Ligën Premier, gjersa do t’i kthejë disa lojtarë nga huazimi.
Kështu si qëndrojnë gjërat, skuadra londineze nuk do të mund të transferojë asnjë lojtar në këtë verë, shkaku i dënimi nga FIFA për dy afate kalimtare.
Chelsea është duke kërkuar aktualisht një trajner të ri, pasi Maurizio Sarri e kompletoi dje (16 qershor) kalimin te Juventusi.
Vendin e trajnerit italian pritet ta zë Frank Lampardi, që aktualisht është në detyrë te Derby Conunty, e që do të punojë më shumë me lojtarë të rinj në momentin që e merr drejtimin e Bluve.
Legjenda e skuadrës londineze në skuadër mund të përfshijë lojtarë të rinj si Recce James dhe Masson Mountin, që ishin të dy në huazim te skuadrat nga Championship.
Formacioni i mundshëm i Chelseat për sezonin e ri: Kepa Arrizabalaga, Rece James, Antonio Rudiger, Cesar Azpilicueta, Marcos Alonso, N’Golo Kante, Ruben Loftus-Cheek, Masson Mount, Callum Hudson-Odoi, Christian Pulisic dhe Olivier Giroud. /Telegrafi/